Edi Rama u “tall” me Donald Trump, mediat e huaja i bëjnë jehonë: Udhëheqësit europianë qeshën me presidentin e SHBA-së

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë batutës së kryeministrit Edi Rama me presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Ato kanë pasqyruar momentin kur dhe kreu i qeverisë shqiptare po bënte shaka me Macron dhe po “tallej” me “gafën” e Donald Trump, se ky i fundit i kishte dhënë “zgjidhje” dhe kishte ndihmuar në arritjen e paqes mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.
Rama i tha Macron, se duhej të kishte uruar atë dhe Aljev pasi më në fund bën paqe. Për këtë Rama i tha Macron të kërkonte falje se nuk i ka uruar ende.
Rama i drejtohet Macron: “Duhet të kërkosh falje!”, i drejtohet Rama Macron, ndërkohë që më tej i thotë: “Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje”.
Trump ka ngatërruar disa herë Shqipërinë me Armeninë, pasi kjo e fundit ka pasur konflikte me Azerbajxhanin dhe liderët e dy vendeve ishin dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Pjesë nga biseda e Ramës dhe Macron në Danimarkë:
Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!
Macron: Pse?
Rama: “Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!”
Macron: Më vjen keq pra!
Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!