“Do marr mitrolozin dhe do t’i fshij të gjithë”, shkodrani nuk ndalet, zbardhet DEKLARATA tronditëse e Elvis Shkambit

Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar në emisionin “Oponencë” në News 24 vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit nga Elvis Shkambi.

Llabani tha se duhet shtuar siguria në gjykata ndërsa ka bërë me dije se çfarë ka deklaruar Shkambi dy javë më parë në një sallë gjyqi në Shkodër. Sipas gazetares, është fat i madh që kemi vetëm një viktimë.

“Do marr mitrolozin dhe do t’i fshij të gjithë, kështu është shprehur Shkambi dhe kur e dëgjova sot mendoj se jemi me fat që sot kemi një viktimë”, tha Llabani.

Më tej ajo tha se nga bisedat me gjyqtarë të ndryshëm e prokurorë të gjithë janë të frikësuar dhe pretendojnë se duhet të jenë më të mbrojtur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT