Djali i ish-deputetit të vrarë Fatmir Xhindi, Anduel Xhindi emërohet prefekt i Fierit (NDRYSHIME EDHE NË VLORË)

Anduel Xhindi është prefekti i ri i Qarkut të Fierit. Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në nivelin drejtues të prefekturave të qarkut Fier dhe Vlorë, në kuadër të riorganizimit të administratës shtetërore në nivel vendor.

Me vendim të posaçëm, Arben Çuko është liruar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Anduel Xhindi. Ky i fundit është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, i cili humbi jetën tragjikisht në një atentat në 1 maj të vitit 2009 në qytetin e Roskovecit. Emërimi I tij në një nga postet më të rëndësishme të qeverisë në nivel lokal, shihet si një rikthim i simbolikës familjare në jetën publike dhe politike.

Ndërkohë, një tjetër ndryshim u bë edhe në qarkun e Vlorës. Plator Nesturi është liruar nga detyra e prefektit dhe në vend të tij është emëruar Evis Allushi, një emër që vjen nga administrate publike dhe ka mbajtur më herët funksione drejtuese në nivel vendor.

Këto ndryshime vijnë në një moment ku qeveria është angazhuar për të rritur efikasitetin e strukturave vendore dhe për të përforcuar bashkëpunimin institucional në qarqe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT