Delegacioni i BE në Tiranë: Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve drejt zonës Shengen. Ja si do veprohet

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka ndarë një mesazh të rëndësishëm, për  qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen! 

Sipas mesazhit të postuar në Facebook, delegacioni i BE-së njofton se nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës). 

Sipas njoftimit, nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT