Çudira në Korçë, i riu gjendet në rrugë i dhunuar dhe me gishta të thyer: Nuk e mbaj mend kush më rrahu

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Korçës. Pasditen e sotme një shtetas është gjetur i dhunuar në një lagje periferike të qytetit.
Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë lajmëruar policinë si dhe e kanë transportuar këtë shtetas në spitalin e qytetit.
Ai ka fraktura të shumta në kokë dhe thyerje të gishtave, ndërkohë që para grupit hetimor është shprehur se nuk e mban mend se kush ia ka shkaktuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.