Çfarë po ndodh te Ish-Parku?! VIDEO:”Shigjetat” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve të “2-shit”, kalimtarët të habitur

Një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës është parë pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti. Në vendngjarje janë “Shigjetat” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.
Siç shihet dhe nga kjo video amatore, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.
Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shigjeta”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit. Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë, ndaj pritet që në minutat në vazhdim Policia e Tiranës të dalë me një komunikatë për shtyp.