Çështja “ARUBA”/ Shefi i SPAK del zbuluar në Kuvend? Dy qëndrime të ndryshme brenda pak ditëve: S’e njoh; No koment!

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka prezantuar sot përpara deputetëve në sallën e parlamentit raportin e veprimtarisë vjetore të institucionit që drejton ndërsa i është përgjigjur edhe 57 pyetjeve të opozitës. Një prej pyetjeve ishte nëse SPAK ka nisur hetimet për çështjen Aruba, ku sipas opozitarëve, të përfshirë në një takim me kartelet e drogës janë ministra të qeverisë Rama.

Kreu i SPAK, mesa duket doli zbuluar pasi përgjigja e tij në seancë plenare ishte ndryshe nga ajo në Komisionin e Ligjeve pak ditë më parë.

Kujtojmë se tek “Ligjet”, Altin Dumani tha se “nuk njoh ndonjë çështje Aruba” ndërsa sot në sallën e seancave plenare u shpreh “nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë temë.

Njëherë Dumani tha se nuk njeh një çështje të tillë, ndërsa sot një tjetër version, që tregon qartë se Dumani ka dijeni, por nuk pranon të komentojë.

A ka nisur një hetim SPAK për këtë çështje apo jo, mbetet për tu parë pasi kreu i SPAK, Altin Dumani i dha disa sinjale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT