VIDEO/“Ç’është kjo paçavure”, Zegjine Çaushi “nxehet” me deputetin e PD: Kujtohu ku je

Seanca e sotme parlamentare ka sjellë jo pak debate e pakënaqësi ndërmjet deputetëve.
Një reagim të ashpër dhe ironik ka patur deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi për shkak të fjalorit të përdorur nga “të djathtët”. Ajo i ka kërkuar kreut të Kuvendit Niko Peleshit, që të mos lejojë sjelljen e deputetit të PD Flamur Noka.
Teksa i ka bërë thirrje Nokës që të “kujtohet” se ku është dhe që aty e kanë vendosur votat e qytetarëve.
“Ua sa të respektuar, u çudita tani, i nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. Ç’është kjo paçavure, ç’janë këto fjalë dhe këto ofendime që përdor z.Noka. Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. Kujtohu ku je. Faleminderit”, tha deputetja.