“Bota foli, zgjedhjet nuk njihen”, Gjin Gjoni publikon gjetjet e OSBE-ODIHR për 11 Majin dhe bën thirrje për mobilizim: Demokratët të ngrihen, mos të presim më

Deputeti i Partisë Demokratike, ish-gjyqtari Gjin Gjoni u bën thirrje demokratëve të mobilizohen dhe të mos pranojnë atë që ai e quan “maskaradë” të 11 Majit, pas publikimit të raportit final të OSBE-ODIHR.
“Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë. Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e përdorur, e kupton se raporti final i OSBE-ODIHR, nuk i njeh si zgjedhje ato të 11 Majit.
Ndoshta, trupa nderkombetare që është institucioni që cerfitikon zgjedhjet, s’mund ta quaje qeverine regjim, por konkluzionet e tyre, vizatojnë portretin e një regjimi që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Gjin Gjoni, teksa liston gjetjet e raportit, si:
– Frikesim të zgjedhesve
– Kercenim të opozitarëve
– Perdorim të aseteve publike
– Patronazhistet të papranueshem
– Parregullsi masive me votat e emigrantëve
– Cenim të fshehtësise së votes
– Prezencë të elementëve kriminale
– Shqetesim blerja e votës
– Media totalisht ne sherbim të qeverisë
– Perdorim i postit publik
– Garë e pabarabartë
Nisur nga këto gjetje të publikuara prej tij, deputeti demokrat bën thirrje që populli opozitar të ngrihet në këmbë, sepse sipas Gjin Gjonit, Edi Rama dhe pushetti i tij nuk ka qenë ndonjëherë më parë kaq i ekspozuar nga ndërkombëtarët.
“Keto dhe shume konstatime të tjera janë në raportin e sapopublikuar. Vetem regjimet bejne farsa të tilla elektorale. Ky raport nuk i njeh ne thelb këto zgjedhje e këtë mazhorancë. Ky raport është konfirmim i qendrimeve dhe denoncimeve të Opozitës. Ky raport është rruga, guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqerisë.
Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyren e vertetë sa në këtë rast. Demokratet të paret duhet te ngrihen në këmbë e të mos e lejojnë një produkt të njē maskarade elektorale. Këtë s’mund t’ua kerkojmë as ta presim të na vijë nga nderkombetaret. Ata e bene të tyren me Raportin Final për 11 Majin”, përmbyll deputeti Gjin Gjoni.