Berisha largon Belind Këlliçin nga Tirana? Në krye të fushatës në kryeqytet do të jetë… (EMRI)

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës. Belind Këlliçi është shkarkuar nga detyra e koordinatorit politik dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës. Në vend të tij, Berisha ka emëruar doktor Ilir Alimehmetin.

Vendimi raportohet është marrë personalisht nga vetë Berisha, i cili ka kërkuar “një frymë të re” në drejtimin e partisë në kryeqytet, pas performancës së dobët në zgjedhjet e fundit. Nën drejtimin e Këlliçit, PD nuk arriti të përmbushte pritshmëritë në Tiranë, çka ka nxitur nevojën për një riformatim të plotë të strukturave.

“Partia Demokratike ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e qarkut të Tiranës. Burime ekskluzive për portalin Timoni.al pranë selisë blu konfirmojnë se Belind Këlliçi është shkarkuar nga detyra e koordinatorit politik dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, ndërsa në vend të tij është emëruar doktor Ilir Alimehmeti.

Vendimi është marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka vendosur t’i japë një frymë të re drejtimit të PD-së në kryeqytet, pas një sërë rezultatesh të dobëta në zgjedhjet e fundit nën drejtimin e Këlliçit.

Ilir Alimehmeti ka nisur menjëherë punën në detyrën e re, duke zhvilluar takime me 14 kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, si dhe me përfaqësuesit e aleatëve në koalicionin opozitar. Qëllimi i takimeve të para, sipas burimeve, është koordinimi i strukturave dhe përgatitja për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.

Emërimi i Alimehmetit shihet si një sinjal për riorganizim dhe rinovim brenda PD-së. Ai konsiderohet një figurë e moderuar dhe me mbështetje të gjerë në bazë, veçanërisht pas rezultateve të arritura në zgjedhjet e 11 majit, ku arriti të marrë rreth 20 mijë vota në Tiranë.

Ky zhvillim pritet të sjellë një dinamikë të re në strukturat e PD-së në kryeqytet, ndërsa vetë Berisha ka theksuar nevojën për “energji të reja dhe figurat e besueshme që përfaqësojnë qytetin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT