Beleri: Në rastin tim s’u përdorën 90 ditët e mungesës, për Veliajn po

Eurodeputeti Fredi Beleri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është “dora mbi gjyqësorin” dhe se vendos për çdo çështje në Shqipëri.

Duke folur në një intervistë për MCN TV, Beleri theksoi se rasti i ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tregon standardet e dyfishta të drejtësisë.

Sipas tij, Veliaj u shkarkua duke u bazuar tek mungesa 90 ditë në detyrë, ndërsa për rastin e tij, ky argument nuk u përdor.

“Ka autokraci, nuk ka ndarje pushtetesh dhe me një drejtësi të tillë Shqipëria nuk mund të integrohet në BE,” deklaroi Beleri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT