Bashkia e Fierit në pritje të drejtuesve të rinj. Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm

Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e qarkut të Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Fierit.

Mes emrave që pritet të emërohen nënkryetarë të bashkisë, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore, sikurse janë dy ish-deputetët socialist Nusret Avdullai, dhe Mirela Pitushi, si dhe kandidati për deputetë, Mariglen Hoxha.

Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço, ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Me strukturën e re, bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT