“Bashkëpunëtor i fortë i ndërkombëtarëve”, eksperti Karamuço: Prokurori më i mirë refuzoi të marrë drejtimin e SPAK

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte e pjesë e emisionit “Top Story” për të diskutuar në lidhje me katër kandidaturat që synojnë të marrin drejtimin e SPAK.
Karamuço u shpreh se një prej prokurorëve më të mirë që ka SPAK dhe që ka bashkëpunuar me ndërkomëbtarët në operacionet e fundit, iu propozua që të kandidojë, por ai nuk pranoi.
Eksperti nuk e tregoi emrin ndërsa theksoi se katër kandidatët aktualë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi konkurrojnë fuqishëm me njëri-tjetrin.
“Një bashkëpunëtor i ngushtë i ndërkombëtarëve në operacionet e fundit, i thanë që ti duhet të garosh. Ka thënë jo, nuk do garoj. Një nga prokurorët më të mirë që kaq SPAK. CV-në më të madhe e ka Adnand Xholi, por po ta shikosh nga çështjet, të gjithë konkurrojnë me njëri-tjetrin.”-tha Karamuço.