Basha shkoi pasdite në SPAK, ironizon gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Vip”: E dinë që paradite fle gjumë

Gazetari Lisi Myrta ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale Lulzim Bashën i cili u thirr pasditen e sotme në SPAK.
Gazetari Myrta ironizon duke thënë se SPAK të gjithë i thërret në mëngjes, ndërsa Lulzim Bashën e thërret pasdite sepse e dinë që ai fle gjumë deri vonë.
“SPAK të gjithë i thërret në mëngjes, Lulin e thërrasin pasdite, sepse e dinë që fle gjumë deri vonë. PS: Si i ka syt e enjtur mbreti sa është zgjuar.”
Ish-kreu i demokratëve, Lulzim Basha, qëndroi sot mbi 1 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për mediat nuk dha asnjë detaj. Ai paralajmëroi një konferencë për shtyp, pa datë, ndërsa shtoi se respekton sekretin hetimor.