Avokati i njohur publikon FOTOT emocionuese nga spitali me kemioterapi në trup: E dua jetën, më tremb hija e vdekjes

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka publikuar foto nga spitali teksa ka përfunduar seancën e radhës të kemioterapisë. Pas 6 orësh ‘në luftë’, Vishaj njofton fitoren e radhës duke thënë se trupi reagoi pozitivisht dhe se ekipi mjekësor është optimist dhe entuziast për trajtimin.

“Larg moj lanete se s’më merr dot me vete”, shkruan avokati drejtuar sëmundjes së vështirë qe e mundon prej kaq kohësh.

“Edhe kjo betejë me flamën mbas 6 orësh u fitua sot. Trupi reagoi pozitivisht. Ekipi mjekësor entuziast. Do fitoj dhe do ia dal.

E dua jetën, nuk kam frikë nga vdekja por nga hija e saj. Do të kthehem në Tiranë dhe do ja marrim valles shtruar duke i thënë larg moj lanete se s’më merr dot me vete. Ju përqafoj.”-shkruan Vishaj.

Kujtojmë se prej disa javësh Vishaj ka qëndruar në gjendje kome në një spital në Milano, ku luftoi me një sëmundje të rëndë.

Avokati i njohur publikon FOTOT emocionuese nga spitali me kemioterapi në

Foto të publikuara nga avokati
Avokati i njohur publikon FOTOT emocionuese nga spitali me kemioterapi në

Foto të publikuara nga avokati

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT