AUDIO-skandali në mbledhjen e Gjykatës së Lartë/ Analisti shpërthen kundër kryetarit: Sokol Sadushi llahtari! U thotë 14 gjyqtarëve ‘qepeni’ e ata rrinë si delet

Vakancat e krijuara në Gjykatën Kushtetuese është kthyer në një ‘ngërç’ në sistemin e drejtësisë, pas përplasjes së dy kandidatëve Naureda Llagami dhe Asim Vokshi. Ky i fundit u zgjodh anëtar me votim në Gjykatën e Lartë, por Llagami, ish-kryetare e KLD, ka ankimuar vendimin duke pretenduar se vota e pavlefshme në favor të saj, që mund ta kishte shpallur fituese, është e vlefshme.

Analisti Arian Curri, në studion e “Top Story”  tregon se kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u drejtohet gjyqtarëve duke u thënë ‘qepe’ dhe askush nga ai moment nuk flet.

Ndër të tjera, Curri thotë se Gjykata e Lartë nuk e do Llagamin të zgjidhet anëtare në Gjykatën Kushtetuese, por as Asmim Vokshin, të cilin duan që ta heqin me ngritje.

Që një kryetar i Gjykatës së Lartë u thotë qepe gojën 14 gjyqtarëve që rrinë si dele dhe ata e qepin, edhe teatri absurd grek do e kishte zili, mirë bëni që i nxirrni ju se llahtarisen njerëzit. Brenda trupave gjyqësore ka urrejtje patologjike,. Është kryetari i saj që bën ligjin dhe i thotë kancelares ‘na thuaj opinionin tënd’ ata e qepin gojën dhe dëgjojnë kancelaren, më keq se kaq nuk ka. Dua të di ca bëhet aty kur gjykojnë në 3-she, 5-she. Nuk dëgjon askush gjë.

Imagjino se çfarë behet aty, një llahtarisje. Është një gjë që ata duhet të ndiejnë turp. Kjo është një gjë që duket që vullneti i atij që drejton mbledhjen nuk do Llagamin, por Vokshin dhe atë duan ta heqin me ngritje. Situata Vokshi është hidhu këtej andej. Duhet ti ishin hedhur në fyt atyre. A janë tani lakuriq përballë shqiptarëve? E qepin gojën se u thotë kryetari ‘qepe’. Pastaj thonë ‘pse arriti një i çmendur dhe na qëlloi në sallë’, nuk po e justifikoj. 15 gjyqtarë e qepin dhe rrinë si hunj dhe dele kur u thotë kryetari”, shprehet ai.

Kjo vjen pas një audio të publikuar në studio nga mbledhja për zgjedhjen e antëtarit të GJK-së. Në audio dëgjohet Sadushi kur i ndërpret fjalën një gjyqtari dhe i thotë që fleta e votimit (që u shpall e pavlefshme për shkak të shenjës), është në duart e kancelares dhe ajo vendos.

Audio:

Kancelarja:

“Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”

Gjyqtari:

“E vlefshme është… por te numri dy shenja”.

Kancelarja:

“Po meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër”.

Sokol Sadushi:

“Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni…vendimi juaj?”

Kancelarja:

“Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT