“Askush s’është mbi “Kushtetuesen”, deklarata e Zaçajt revolton Ramën, kryeministri braktisi konferencën

Në konferencën e 30-vjetorit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Komisionin e Venecias dhe Komisionin e Evropës, një ‘incident’ i vogël mësohet të ketë ndodhur gjatë kohës që fjalën e kishte kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në sallë, u largua menjëherë nga konferenca teksa Zaçaj po thonte se vendimet e Gjykatës Kushtetutese janë të pakontestueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit. E mbi të gjitha, Gjykata Kushtetuese nuk është pronë e politikës, tha ajo.

Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Në këtë moment kryeministri Rama është larguar menjëherë nga vendi i ku ishte i ulur, moment që nuk është kapur nga kamerat. Rama nuk priti as të dëgjonte fjalën përmbyllëse të presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, i cili lavdëroi Shqipërisë për arritjet e shumta që kishte bërë ndër vite.

Nuk dihet nëse ndonjë angazhim i momenteve të fundit detyroi Ramën të largohej nga salla, apo thjeshtë ‘përplasjet’ e vazhdueshme me Gjykatën Kushtetuese e ‘detyruan’ të largohej nga salla.

Si një konflikt të fundit mund të përmendim zgjedhjet e pjesshme të planifikuara për Bashkinë e Tiranës. Pas propozimit të dërguar në Këshillin e Ministrave nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës për shkarkimin nga detyra të Erion Veliaj, kërkesë kjo e firmosur nga Rama, kryeministri dërgoi në zyrën e presidentit Begaj vakancën për këtë qark, shto këtu dhe për 5 të qarqet e tjera.

Pas dekretimit të datës, zgjedhjet u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese pas ankimimit të Veliajt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT