Arrestimi i Ilir Metës, Ballanca: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin

Gjatë raportimit në Kuvend, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca u pyet në lidhje me arrestimin e Ilir Metës ku deklaroi se mënyra e ndalimit ishte në kundërshtim me ligjin 

Ballanca: Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT