ANALOGJIA/ Nga Trashaj te Kalaja, alarmi i vonuar në Shqipëri: Drejtësia që nuk dëgjoi Palin, tani qan Astritin

Ngjarja e djeshme në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë ku humbi jetën gjyqtari i ndjerë, Astrit Kalaja ka ngritur në “këmbë” gjithë institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm. Reagime ka pasur edhe nga ndërkombëtarët që dënojnë ashpërsist atë që ndodhi në sallën e gjyqit ku u qëllua me armë zjarri magjistrati 62-vjeçar.

Megjithatë, Artan Hoxha ka bërë një analogji të ngjarjes së djeshme, duke kujtuar rastin e Pal Trashajt. Asokohe asnjë institucion nuk reagoi se si i ndjeri u vetëflijua duke pirë fostoksinën para derës së SPAK.

Gazetari thekson se kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh, por institucionet shtetërore u kujtuan të reagonin vetëm kur rreziku u erdh pranë. I ftuar në studion e Euroneës Albania, Artan Hoxha bën analogjinë duke përmendur rastin e djeshëm dhe atë të lezhjanit, Pal Trashaj.

“Ata (institucionet e drejtësisë) janë përgjegjësit për këtë gjë. Pashë edhe këta të BE-së. Se kur u dogj ai te dera e SPAK. E mban mend atë nga Lezha? Se nuk zgjidhte dot hallin, nuk reaguan këta. Ku ishte OSBE-ja? Ku ishte BE-ja? Ku ishte KLP-ja, KLGJ-ja dhe gjithë këta tjerët? Apo kur humb jetën qytetari, punë e madhe… Ai u dogj te dera e SPAK-ut dhe nuk kishte veprim më simbolik se ai për të shkundur sistemin. Një qytetar, ndryshe nga këta të djeshmit që vendosi t’I jepte fund vetes së vet, jo të merrte jetë të tjera. Pra, kaq i madh ishte dëshpërimi i atij sa ai vendosi të merrte jetën e vet. Humbi jetën e vet, mu te dera e SPAK-ut. U dha zgjidhje prapa? Zero!”, u shpreh Hoxha.

Kujtojmë që ditën e djeshme, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit nga autori Elvis Shkambi. Ndërkohë, një vit më parë, Pal Trashaj piu fotosksinë para SPAK për shkak se kishte humbur shtëpinë në skemën e mashtrimit të mikrokredive, siç ishte Micro Credit Albania.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT