Altin Dumani do të largohet me “kokën mbrapa”, MERAKU i kreut të SPAK dhe KËRKESA e tij për deputetët

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka shprehur vlerësimin maksimal për prokurorët dhe hetuesit që përbëjnë strukturën e SPAK, duke i cilësuar si themelin e rezultateve të arritura deri më tani.

Sipas tij, sukseset e institucionit nuk janë produkt i atij vetëm, por fryt i punës së prokurorëve të posaçëm, hetuesve të BKH-së dhe specialistëve financiarë, të cilët kanë investuar jetën e tyre profesionale në këtë mision.

Në prag të përfundimit të mandatit, Dumani ka shprehur një shqetësim të veçantë që lidhet me të ardhmen e strukturës, veçanërisht në rastet kur një numër i konsiderueshëm prokurorësh mund të largohen njëkohësisht. Ai i ka bërë thirrje ligjvënësve që të parashikojnë situata të tilla, duke u kujdesur për qëndrueshmërinë dhe funksionimin normal të SPAK.

“Ajo që SPAK ka arritur ato rezultate modeste për të konsideruar sukses duhet të presim, janë produkt i prokurorëve të posaçëm të hetuesve të BKH dhe hetuesve financiare të cilët i kanë dedikuar këtë profesionin jetën e tyre. Kam pasur fatin si drejtues të punoj me kolegët prokurorët një bashkëpunim shumë korrekt institucional dhe njerëzor. Unë jam thjesht drejtues, duke qenë drejtues vëmendja kanalizohet te unë.

Perspektivën e SPAK e shoh të mirën, është maturuar, qoftë nga pikëpamja profesionale por dhe integritetit vlerësoj se është në gjendje të përmirësohet duke ecur dhe perspektivën e shoh me shumë pozitivitet, Nuk shoh asnjë rrezik, ma merrni si merak , ai momenti kur 11 prokurorë ikin menjëherë, duhet të mendoni si ligjvënës. Sa i takon delegimit që unë kam bërë për prokurorë që të ndihen të pavarur, delegim është me urdhër të drejtues, pasardhësi ka në kompetencë të ndryshojë urdhrin”, tha Dumani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT