Aldo Avdylaj kërkoi t’i “bashkohej” drejtësisë? Dervishi tregon prapaskenat: Shkuan në vilën e tij për të kërkuar flokë të Ervis Martinajt, nga aty u zhduk

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar detaje tronditëse mbi fatin e ish-mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ferdinand Dervishi tha se policia pas zhdukjes së Martinajt, ka kërkuar për gjurmë ADN-je në vilën e Avdylajve, pasi kishte informacione se ai është zhdukur aty.

Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.

Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu.

Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet që ka bërë policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë.

Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”- tha Dervishi.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një personazh i njohur i botës së krimit, i cili sipas saj di shumë mirë për fatin e Ervis Martinajt, kërkoi statusin e të penduarit të drejtësisë në këmbim të këtyre informacioneve, por SPAK nuk ia dha.

Një nga personazhet e njohur të botës së krimit të arrestuar së fundmi është Aldo Avdylaj, por nuk dihet nëse është ky personi që ka kërkuar statusin e të penduarit të drejtësisë dhe nëse ka informacione për ish-mbretin e lojërave të fatit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT