Aksident me vdekje në Krujë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia njofton se drejtuesi i një automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 32-vjeçar. 

“Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën”, njofton Policia. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

Njoftimi i policisë:  

Krujë/Informacion paraprak 

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. 

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT