Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Aksident me pasojë vdekje në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Pasagjeri i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë ka vdekur në vend pas një aksidenti që shkaktoi një oficer i Policisë së Shtetit.

Viktima Kostulla Harito, 71 vjeçe, sapo ka dalë nga autobusi është përplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policisë, shkruan A2.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë kolegun e tyre.

Policia Rrugore po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit me pasojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT