“A je produkt i Sorosit?”, deputetja e PD-së provokon Ministrin e Drejtësisë, Lamallari: Unë isha ekselent, dihet kush ka studiuar me ato fonde

Një debat i ashpër shpërtheu sot në komisionin e Ligjeve gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë, pas një pyetje provokuese nga Elda Hoti.

Deputetja e PD-së pyeti ministrin nëse ishte produkt i fondacionit Soros: “Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij?”

Në debat ndërhyri edhe Ulsi Manja, i cili u përpoq të qetësonte tonet, duke u shprehur se “kjo pyetje është për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë çdo lloj mediumi për t’i bërë këto”.

Në përballjen e parë me deputetet e Kuvenditl, Besfort Lamallari, u shpreh i prerë së nuk ka marrë fonde nga ekselenca, megjithatë tha se kishte qenë student ekselent dhe mënyra e vetme për të ndjekur studimet ka qenë përmes fondeve të partnerëve.

Debati:

Hoti: Është publikuar se fondacioni Soros ka marrë 9 milionë USD për reformën në Shqipëri. A keni punuar me fondacionin Soros dhe a konsideroni veten produkt të tij?

Manja: Kjo është pyetje për interpelancë në seancë plenare, megjithatë deputetët mund të shfrytëzojnë çdo lloj mediumi për t’i bërë këto pyetje. Është në diskrecionin tuaj në lidhje me përgjigjet.

Lamallari: Jam shumë krenar për përvojën profesionale që më ka shoqërur deri tani. Jam bashkëautor i studimit të parë për krimin e organizuar në vend dhe janë momente të tilla që mundësojnë avancimin në karrierë për të kontribuar falë edhe mbështetjes së këtyre organizmave ndërkombëtare të cilët kanë dhënë mbështetje. Kur shteti shqiptar shpërndante bursat e ekselencës te fëmijët e politikanëve, kemi raste konkrete edhe në këtë sallë, dhe ata që mundoheshin shumë por vinin nga familje normale shqiptare, nuk kishin mundësi, sado që ishin ekselentë, e vetmja mundësi ishte përmes fondeve dhe granteve të partnerëve të tjerë. Kjo ideja e bërjes së biografisë sikur tjetri do kompleksohet, kjo nuk ndodh me mua. Unë nuk ia bëj askujt biografinë familjare.

Hoti: Nuk mund ta vazhdosh fjalën pa fund. Unë pyeta a ke studiuar, nuk të bëra biografinë familjare.

Lamallari: Është e njohur publikisht se kush ka studiuar me fondet e ekselencës në atë kohë në Britaninë e Bashkuar dhe nuk kam qenë unë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT