Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke nisur me shkarkimin e Erion Veliaj nga bashkia e Tiranës dhe deri te zgjedhjet për këtë bashki. Mediu tha që kandidatura e opozitës duhet të përfshijë një kandidaturë gjithëpërfshirëse.

“Për fatin e keq jemi në një moment ku vendos një njeri. Personalisht nuk kam vlerësim për Erion Veliajn nga pikëpamja njerëzore, por dhe nga ajo e politikës. Elementët që ia garanton kushtetuta dhe ligji duhet t’i gëzojë. Siguria juridike është me rëndësi. Nuk bëhen proceset as në media, as në këshillat e lagjeve, por se si e përcakton ligji dhe pushteti. Ky është një proces për interesa të konsolidimit të pushtetet të një njeri, siç është Rama. Mendoj se opozita, me gjithë kushtet e një farse elektorale, që u konstatua dhe nga OSBE/ODHIR, është e detyruar që të përballet me zgjedhjet. Duhet t’i përfshijë qytetarët kundër së keqes, ndaj duhet të gjejmë një kandidat gjithpërfshirës. Duhet të flasim për një kandidaturë gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT