Vullnetarët e Enverit, që i janë vërsulur Silva Cakës

Silva Caka është një zonjë grua. Ka mbrojtur të pambrojtur me LSI dhe shpesh herë e hasja në studio teksa mbronte Metën, Berishën dhe shumë të tjerë me një retorikë fine.
Sot do të mbrojë Edi Ramën. Ka një bashkëshort që e mbështet në politikë e në jetë. Chapeau!
Karriera politike ka akte të forta dhe vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë kur nuk ecën një rrugë.
Vullnetarët e Enverit, Doktorit e Piktorit kërkojnë moral në politikë.
Ata që nuk shkojnë një ditë në xhami, kishë e teqe për të pasur frikë Zotin e tyre të japin mend, të nxjerrin foto dhe të thonë fjalë të zeza.
Mos u nxitoni. Edhe Perëndia i gjykon njerëzit ditën e fundit. (Lavdrim Lita)