Vrasja e djeshme që tronditi Shkodrën, eksperti i sigurisë “rikthen” ekzekutimin e Artan Santos në Bllok: Pistat që duhen hetuar, kështu zbardhet ngjarja!

Fatjon Softa ka komentuar vrasjen e mbrëmshme të ndodhur në qytetin e Shkodrës ku humbi jetën 34-vjeçari Kristian Kola. Eksperti për çështjet e sigurisë e ka krahasuar ngjarjen me atë të Artan Santos ku kryebankieri humbi jetën para disa vitesh në zonën e Ish Bllokut.

Për nga mënyra e ekzekutimit, ai tregon se është e njëjta skemë, ndërsa ka radhitur disa indicie që mund të nxjerrin atentatorët që ekzekutuan shkodranin në mes të qytetit.

“Kthehet “motorri dhe veshjet e zeza ne skemat e njohur mafioze te ekzekutimit i ngjashem me vrasjen e #ArtanSantos.

Atentati i mbrëmjes në Shkodër ku humbi jetën 34-vjeçari Kristian Kola, ngre disa pikëpyetje serioze mbi sigurinë publike. Dy autorët e maskuar, të veshur me të zeza dhe me motor të zi, kanë vepruar me profesionalizëm duke e ekzekutuar viktimën pranë një lokali të frekuentuar”, thotë fillimisht ai.

Po kush e vrau Kolën? Deri më tani mediet kanë hedhur dritë mbi të shkuarën e viktimës ku ka rezultuar pa precedent penalë dhe lidhje me krimin. Për këtë Softa shprehet:

“Pistat e hetimit duhet të lidhen me të kaluarën e viktimës, por edhe me ndonjë konflikt të mundshëm aktual me motive bisnesi, konkurence,gjobevenie, ose thjesht banale. Kamerat e sigurisë në perimetrin e ngjarjes pritet të jenë çelësi për identifikimin e lëvizjeve të atentatorëve dhe drejtimit të arratisjes së tyre. Nuk përjashtohet që autorët të kenë lënë territorin e Shkodrës menjëherë pas krimit dhe të kenë kaluar kufirin( Mal i Zi)

Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja që mund të zbulojnë tipin e armës së përdorur, duke ndihmuar në lidhjen e saj me ngjarje të mëparshme kriminale. Hetimi do të tregojë nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje të porositur apo me një konflikt të fshehur.

Kqyrja e telefonit, te komunikimeve Elektronike perfshire dhe rrjetet sociale, levizjet dhe kontaktet, si dhe pamjet filmike ne nje periudhe 30 ditore te te gjithe vendeve ku antenat e viktimes tregojne prezencen e tij dhe pamjet e mjeteve, motorrave etj qe mund te identifikohen Rreth tij.

Mund te jene vrases me pagese, profesionist,te dyshuar te ardhur nga jashte territorit”.

Vrasja e djeshme që tronditi Shkodrën, eksperti i sigurisë

Postimi i Softës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT