VIDEO: Si e kërcënonte 1 vit më parë Erion Veliajn, zv.ministrja e Brendshme, Silva Caka: “Nuk harxhon kush plumba për ty”

Emërimi i ish deputetes së LSI, Silva Caka, në postin e zëvendësministres së Brendshme, ka krijuar jo pak pështjellim në radhët e opozitës. Ish partia e saj, Partia e Lirisë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, e ka sulmuar fort Cakën, duke i kujtuar disa nga deklaratat e rënda që ajo vetë ka bërë pak kohë më parë kundër socialistëve dhe qeverisë Rama, ku sot bën pjesë.
Por, kujtojmë se Silva Caka ka qenë pjesë aktive edhe e 44 protestave dhunshme me molotov, të organizuara për 1 vit rresht para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe në shumë prej tyre ka bërë edhe deklarata të forta kundër tij.
Një prej tyre është edhe ajo ku zëvendësministrja e Brendshme, Silva Caka deklaron: “Kam një mesazh për Veliajn: nuk je burrë ti të ikësh me plumb, nuk harxhon kush plumba për ty”.
Një deklaratë kjo, e cila rezonon krejt ndryshe sot kur ajo mban postin e zëvendësministres së Brendshme.