VIDEO/ Sherr me grushte mes policisë dhe tregtarëve pranë shkollës “Betim Muça” në Kombinat

Në zonën e Kombinatit, pranë shkollës Betim Muça, ka ndodhur një konflikt i ashpër mes policisë dhe tregtarëve të fruta-perimeve.
Ngjarja ka shqetësuar shumë banorët e zonës, veçanërisht fëmijët që ndodheshin pranë dhe u tmerruan nga tensioni.
Sipas dëshmive, policia ka tentuar të mbyllë aktivitetin e tregtarëve të fruta-perimeve, çka shkaktoi përplasje fizike me grushte mes palëve. Sherri përfundoi me grushte dhe tensione të larta mes tregtarëve dhe efektivëve të policisë.
Banorët dhe dëshmitarët kërkojnë që kjo ngjarje të bëhet publike, duke shprehur shqetësimin për sigurinë në zonë