VIDEO/ Pse PD bëhet qesharake me kërkesën për shkarkim të Peleshit?

Kur Gazment Bardhi doli një ditë më parë pas mbledhjes së grupit parlamentar dhe deklaroi se do të kërkonin shkakrimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, një gjë e tillë u pa nga shumëkush si vazhdë e përpjekjes së tij për të lexuar ‘dëshirat’ dhe ‘mendimet’ e Berishës.
Por kur një gjë të tillë u ‘zyrtarizua’ sot nëpërmjet një shkrese nga ana e Partisë Demokratike, atëherë e kupton se situata është ‘serioze’ dhe PD ka vendosur që të bëhet qesharake deri në fund.
Partia Demokratike dhe opozita e kishte të gjithë mundësinë dhe të drejtën që ditën e shpalljes së programit dhe të betimit të qeverisë, të bënte të gjithë kundërshtitë e veta, të jepte të gjithë sugjerimet dhe argumentet kundër dhe, mbi të gjitha, t’u tregonte shqiptarëve që është ndryshe nga qeveria.
Në vend të bënte këtë, zgjodhën t’i binin me dorë dhe këmbë tavolinave dhe karrigeve të Kuvendit, duke e bllokuar seancën dhe duke pamundësuar vazhdimin normal të saj.
Si për të mos mjaftuar kjo, një opozitë që nuk i ka as numrat as mundësitë për të kërkuar një gjë të tillë, propozon mocion mosbesimi ndaj kryetarit të një Kuvendi që është zgjedhur me 84 vota.
Përveçse opozitën kjo nismë nuk dëmton askënd tjetër. Madje, edhe opozitës nuk i shkakton ndonjë dëm shumë të madh. Thjesht e bën atë qesharake në sytë e njerëzve dhe të publikut. Kjo është, më e pakta, që mund t’i ndodhë./nl/TemA