VIDEO/ Jo vetëm për turizëm, katër parizienët kapen duke vjedhur në Ksamil e Sarandë, boshatisin raftin me pije alkoolike

Në një kohë kur shqiptarët etiketohen nëpër botë nga mediat e huaja si “vrasës; trafikantë dhe hajdutë”, shtetasit e tyre frekuentojnë Shqipërinë jo vetëm për turizëm, por edhe për krim.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në jug të vendit katër shtetas francezë kanë rënë në pranga pasi janë kapur duke vjedhur.

Konkretisht mësohet se në Ksamil janë arrestuar tre turistët të moshave 21-22 vjeç, të cilët ditën e djeshme, në një lokal në lagjen nr.3, dyshohet se vodhën disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike. Sikur të mos mjaftonin me kaq, ata gjithashtu kanë dëmtuar me mjet prerës edhe një mjet lundrues të llojit “gomone”.

Ndërkohë që në Sarandë u bë i mundur arrestimi 27-vjeçarit, i cili po ashtu rezulton të jetë shtetas francez, pasi i vodhi telefonin një qytetari.

“Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër”, njofton Policia.

Postimi i plotë:

Sarandë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, arrestohen në flagrancë 4 shtetas francezë për vjedhje në Ksamil dhe Sarandë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, dokumentuan dy raste vjedhjesh, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 4 shtetas francezë, konkretisht:

Në Ksamil, u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit P. K., 21 vjeç, H. K., 21 vjeç dhe Y. N., 22 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në një lokal në lagjen nr. 3, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë vjedhur disa sende elektrike, shishe me pije alkoolike, si dhe kanë dëmtuar me mjet prerës një mjet lundrues të llojit “gomone”.

Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 27 vjeç, banues në Paris, Francë, pasi më datë 04.09.2025, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për të dyja rastet, për veprën penale “Vjedhja”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT