VIDEO/ Incidenti në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, reagon TKOB

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në shfaqjen e fundit, “La Traviata”, ku mbeti e lënduar sopranoja Eva Kolemi.
Përmes një njoftimi zyrtar TKOB qetëson publikun se gjendja shëndetësore e artistet është e mirë dhe aktualisht ajo ndodhet në proces rikuperimi.
Neësbomb.al njoftoi mëngjesin e kësaj së diele incidentin e frikshëm i cili u shënua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Premiera e operas ” La Traviata” me personazhe kryesore Eva Golemi dhe tenorin italian, Alfredo shkoi më së miri deri në aktin e tretë.
Interpretimi fantastik i bëri të gjithë të pranishmit për vete deri në momentin kur ndodhi incidenti. Në skenën kur personazhet Violeta ndërron jetë duke rënë në krahët e Alfredos, tenori italian i veshur me rolin e këtij te fundit, harroi ta priste Evën e cila u rrëzua dhe u lëndua.
Njoftimi i plotë i TKOB:
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.