VIDEO/ Familja shqiptare në Vjenë: Nga dasmat luksoze te furnizimi me kokainë

Një grup shqiptarësh është arrestuar në Vjenë, të dyshuar si drejtuesit e një rrjeti të fuqishëm droge që furnizonte qytetin me kokainë. Të akuzuarit, të moshave 27 deri në 49 vjeç, përshkruhen nga prokuroria si një “familje punëtore”, që për vite të tëra kishte krijuar një strukturë mafioze me bazë në Austri dhe Gjermani.

Sipas hetimeve, një 32-vjeçar drejtonte degën austriake të grupit, ndërsa vëllai i tij 27-vjeçar mbante llogaritë dhe kujdesej për dërgimin e të ardhurave në Shqipëri. Në vitin 2021, gjatë një dasme luksoze, e dashura e bosit u prezantua në “familje” dhe, sipas aktakuzës, u pajis me 10 mijë euro cash, të mbështjella me peceta.

Burimi kryesor i drogës ishte xhaxhai i tyre 49-vjeçar në Gjermani, i cili siguronte kokainën dhe kanabisin. Hetuesit zbuluan aktivitetet e tyre përmes përgjimeve të telefonave dhe komunikimeve të fshehta me kriptovaluta, çka i çoi në zbulimin e apartamenteve-bunker ku fshihej sasia e madhe e drogës.

Në total, janë sekuestruar rreth 32 kilogramë kokainë dhe 65 kilogramë kanabis, me një vlerë tregu mbi 2.5 milionë euro. Aktualisht, të akuzuarit kanë zgjedhur të heshtin përpara akuzave. Ata pritet të përballen me dënime të rënda në procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Vjenë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT