VIDEO/ Djali i ish-kryepolicit të Shqipërisë rrihet me djalin e biznesmenit, Hysni Burgaj mbërrin me urgjencë te “Komuna e Parisit”, në vendngjarje dhe “Shigjetat”

Një konflikt fizik mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, në rrugën “Tish Daija”. Siç raportohet, një nga të përfshirët në sherrin e dhunshëm është dhe djali i Hysni Burgaj, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në pamjet amatore të kapura nga qytetarët, shihet se ai është përfshirë në një konflikt me disa të rinj të tjerë, të cilët janë të shoqëruara dhe nga dy vajza, raporton newsbomb.al.

Një nga këta persona që shihet duke u konfliktuar me djalin e Hysni Burgaj, sipas medias “Vox News”, raportohet se është djali i një biznesmeni shumë të njohur në rangjet e biznesit dhe jetës publike në Tiranë, por deri tani nuk ka më tepër informacion.

Pamjet ja në tepër të qarta dhe tregojnë momentin e sherrit, i cili duket se ka nisur në një butik pranë rrugës kryesore në zonën e kompleksit privat të banimit “Kika 2”, por konteksti dhe shkaku i përleshjes fizike nuk dihet.

Menjëherë është njoftuar Policia e Shtetit dhe në vendngjarje kanë mbërritur dy ekipe të Forcës së Posaçme “Shigjetat”, ndërkohë që nga pamjet, shihet se disa momente pas konfliktit në vendngjarje ka shkuar dhe vetë ish-kryepolici i Shqipërisë, Hysni Burgaj.

VIDEO/ Djali i ish-kryepolicit të Shqipërisë rrihet me djalin e

Hysni Burgaj ne vendin ku ndodhi sherri/ Vox News

Ish-zyrtari i lartë i shtetit, qëndron pranë efektivëve dhe po ashtu i udhëzon dy të rinjtë, të cilët nuk përjashtohet të jenë të dy djemtë e tij, që të mos largohen apo të kryejnë ndonjë veprim tjetër dhe të japin shpjegime për ngjarjen para “Shigjetave”, raporton newsbomb.al.

Personat e tjerë u larguan nga zona e “Komunës së Parisit” menjëherë pas sherrit, nën shoqërinë e dy vajzave referuar dhe pamjeve, ndërsa pritet një njoftim sqarues nga Policia e Tiranës, për përleshjen fizike që ka krijuar panik të banorët.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT