VIDEO/ Diella – karremi i Ramës për të zhytur opozitën në marrëzinë e saj

Një opozitë që merret me inteligjencën artificiale nuk e ka mendjen te hallet e shqiptarëve. Kjo është evidente përsa kohë kanë gjithë këto ditë që merren mëngjes e mbrëmje me Diellën. Duket sikur e kanë më të lehtë për të gjetur një armike virtuale se sa të përballen me problematikat që kanë njerëzit në jetën e tyre të përditshme.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi sot me akuzat ndaj “Diellës”, duke e quajtur si “aktin më skandaloz në historinë e një shteti”. Ai akuzoi Edi Ramën se pas këtij personazhi virtual fshihet përpjekja për të shmangur përgjegjësitë për aferat e shumta korruptive.
Por a është vërtet Diella halli më i madh i shqiptarëve? Apo ajo është më shumë një karrem i kryeministrit Rama, i hedhur me mjeshtëri në lumin e politikës shqiptare për të zhytur opozitën në zullumet e marrëzisë së saj?
Sepse, në gjithë këto ditë, në vend që të flasë për investimet, për fermerët, për shëndetësinë, për arsimin, për ikjen e rinisë, opozita merret vetëm me “ministreshën artificiale”.
Dhe në këtë mënyrë, në mos me gjetjen e Ramës, e kanë me atë se Diella ka tërhequr të gjithë faqet e shtypit botëror, ndërkohë që opozita ngelet duke sharë një ministreje që ekziston vetëm virtualisht.
Duket si një tragjedi me tipare komike: qeveria bën shpikje, opozita bie në grackë nga pamundësia e saj për t’u orientuar drejt, ndërsa njerëzit ngelen në hallet e tyre. Në fund të ditës, pushteti fiton edhe nga paaftësia e kësaj opozite që më shumë se sa me botën virtuale duhet të zbresë në vërtetësinë e realitetit që është shumë i zymtë për të./nl/TemA