Vendimi i Trump për tarifën 100 mijë dollarëshe për vizat e punës/Shtëpia e Bardhë: Mjekët mund të përjashtohen

Mjekët mund të përjashtohen nga tarifat për të marrë viza pune në Shtetet e Bashkuara, raportoi Bloomberg të hënën. 

Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se një tarifë prej 100 mijë dollarësh do të vendoset për të huajt që duan të marrin viza H-1B, kryesisht për shkencëtarë, inxhinierë, programues dhe persona të tjerë me kualifikime të veçanta për të punuar në Shtetet e Bashkuara. 

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se do të kishte disa “përjashtime rast pas rasti” nëse do të konsiderohej se ishte në “interes kombëtar”. 

Mjekët mund të përfshihen në këto përjashtime, raportoi një gazetar i Bloomberg në një postim në X, duke cituar zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë Taylor Rogers. 

Të shtunën, Shtëpia e Bardhë ishte tërhequr nga vendimi fillestar, duke sqaruar se tarifa prej 100,000 dollarësh për vizat e punës H-1B do të zbatohej vetëm për aplikimet e reja dhe jo për rinovimet. 

Sqarimi u dha pasi India dhe kompanitë shprehën shqetësime që mund të preken nga masa specifike. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT