“Vdekja” politike e Erion Veliajt, shefja e kabinetit të kryebashkiakut s’kursen “kunjat”: Në fund, do të kujtojmë heshtjen e miqve tanë

Në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama firmosi “vdekjen politike” të Erion Veliajt. Me “bekimin” e kreut të qeverisë, do të jetë Ogerta Manastirliu ajo e cila do të garojë për drejtimin e bashkisë më të rëndësishme në vend dhe “shtëpisë së tironsëve”.

Ky vendim i Ramës erdhi pas betejës së gjatë të Veliajt me drejtësinë shqiptare, ku prej shkurtit ai ndodhet në qeli mbi të cilin rëndojnë 13 akuza, duke filluar nga korrupsioni i i zyrtarëve të lartë dhe deri te shpërdorimi i detyrës.

E së fundmi një mesazh ka ardhur në rrjet ka Sara Goxhaj, ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës dhe e cilësuar në media si “syri dhe veshët” e Veliajt në atë institucion.

Ajo ka postuar një thënie të Martin Luther King Jr, ku shkruan: “Në fund, nuk do të kujtojmë fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë”.

Ndonëse pa përmendur emra, mesazhi është interpretuar nga shumëkush si një “kunjë” e qartë ndaj disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Veliajt, të cilët kanë zgjedhur të heshtin në këto momente të vështira për të.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani vendosi që të largojë nga detyra nënkryetaren Sara Goxhajn si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushin.

“Vdekja” politike e Erion Veliajt, shefja e kabinetit të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT