Ultimatumi i Ramës, japin DORËHEQJEN 5 krerët e njësive administrative në qytetin…

Pas ultimatumit dy muaj më parë nga kryeministri Edi Rama, 5 kryetarët e Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit kanë paraqitur dorëheqjen e cila është firmosur nga Emiriana Sako.

Dorëheqjen e kanë dhënë kryetari i njësisë administrative Ishëm Kadri Gjyli së bashku me 4 krerët e tjerë të njësive administrative Sukth, Manëz, Rrashbull dhe Katund i Ri.

Bashkia e Durrësit bën me dije se në krye të Njësisë Administrative Manëz, është emëruar Rejdi Shehi, i cili ka zëvendësuar kryetarin e mëparshëm Muharrem Sula. Ndërsa Fiqiri Dema është emëruar kryetari i ri i Njësisë Administrative në Rrashbull. Në Njësinë Administrative Katund i Ri është emëruar Julian Marku, kurse në Manzë emërohet Rejdi Shehu.

》Emërimet e reja:
Rejdi Shehu – Njësia administrative Manzë
Emirjan Bafti – Njësia administrative Ishëm
Julian Marku – Njësia administrative Katund i Ri
Fiqiri Dema – Njësia administrative Rrashbull

Back to top button
LAJMET E FUNDIT