Tronditet Beogradi/ Sulm me armë brenda një lokali, vritet 1 grua dhe 4 mbeten të plagosur ( Detajet e ngjarjes)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë. 

Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit. Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas u largua sërish me furgonin e bardhë. 

Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare.

E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç. Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës. 

Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme. 

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorin/ët. Po kështu po hetohet edhe për shkakun e sulmit të armatosur. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT