“Tre vite burg kush parkon dysh”, Prokurorët “përplasen” me Policinë: S’jemi dakord, nuk është krim

Tre vite burg për ata të cilët parkojnë “dysh” vazhdon të jetë një ndër çështjet më të kundërshtuara. Rreth një muaj më parë, kryepolici Ilir Proda njoftoi se parkimet e dyfishta në rrugët e qyteteve nuk do të trajtohen më nga efektivët si shkelje administrative me masë gjobe, sipas dispozitave të Kodit Rrugor, por do të konsiderohet si një vepër penale për të cilën do të zbatohet NENI 293 i Kodit Penal. Por duket se kjo qasje nuk po gjen mbështetje nga prokurorët të cilët shprehen se nuk kemi të bëjmë me vepër penale.

Deri tani mbi 100 shoferë janë kallëzuar në prokurori, ndërsa prokurorët fillimisht kanë vendosur mosfillimin e procedimeve, pasi shkeljen e konsiderojnë kundërvajtje administrative dhe jo krim.

Dy drejtues mjetesh janë të kallëzuar në Sarandë përfshirë dhe një shofer autobusi me turistë, por është vendosur të mos nisë procedimi penal. Gjithashtu edhe në qytetin e Vlorës, ku u pengua një zjarrfikëse për shkak të një parkimi të gabuar, prokuroria vijon verifikimet nëse do të ketë hetim apo jo.

70 dosje kanë mbërritur nga policia edhe në Tiranë e Lezhë, por ende nuk është marrë vendim për nisjen ose jo të procedimeve.

Përveç një gjobe 20 mijë lekë, policia urdhëroi që shoferët të cilët bllokojnë qarkullimin, të referohen edhe për shkelje penale. Por, prokurorët mesa duket nuk e mbështesin këtë propozim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT