Tirana zbret në Ersekë, rruga qëndrore merr emrin “Artan Lame”! Miqtë e bashkëpunëtorët: U kthye në vendin e tij duke na lënë pengun e mungesës (CEREMONIA)

Ka qenë vendlindja e tij dhe pavarësisht siç thotë e ëma Diana Lame, ai lindi në Tiranë por rrënjët i kishte te kolonjarët. Ishte momenti i krenarisë së tij të përhershme. Ndoshta për këtë arsye, pas vdekjes së tij, Këshilli Bashkiak i Ersekës vendosi që një prej rrugëve në qendër të qytetit të mbajë emrin “Artan Lame”.

Ditën e sotme në qendër te Ersekës, pushtetarë vendorë, miq e familjarë u mblodhën për nder të kujtimit të Artan Lames. Kishin ardhur të gjithë miqtë e tij, Artan shkreli, Auron Tare, Daniel Gjoni, Artan Dumi, biznesmeni Arjan Leskaj si dhe miku i ngushtë Florend Kalivopuli.

Nga Korça erdhi Niko Kotherja prej kohësh drejtor për trashëgiminë. Ndërsa shoqata e koleksionuesve ishte një vlerë e shtuar e këtij aktiviteti. Nuk mungonte aty Bajram Peçi e Julian Demeri, as shoqet e tij Julinda Dhame e Anila Basha.

Erseka, nuk kishte parë asnjëherë më parë kaq shumë njerëz bashkë. Aq sa sheshi i vogël në rrugën që do të mbajë që sot e tutje emrin e tij, u kthye në një qendër mitingu, ku veç gjithë këtyre personaliteteve e njerëzve të njohur që erdhën nga Tirana, nuk munguan ata për të cilët ai foli gjithmonë shumë kudo ku ishte: Qytetarët e Ersekës e madje, shumë syresh kishin zbritur bash nga fshati Qytezë.

Nuk mund të ishte ndryshe festa në kujtim të emrit të mirë dhe të madh që la Artan Lame. Ndaj ceremonia modeste u mbush plot emocion kur nëna e tij Diana Lame dhe bashkëshortja Mirela Lame zbuluan tabelën me emrin e Artan Lames.

“Do na duket çudi që se kemi mes nesh, por edhe krenari që kemi këtë emër në letrat, zarfat, kërkesat e emrave në rrugë, kur të shohim aty të shkruar “Artan Lame”.”-tha Niko Kotherja, një mik i kahershem i Lames dhe Drejtor i Trashëgimisë.

Koleksionisti Bajram Peçi, u shpreh në këtë aktivitet se kontributi i Artan Lames është i shquar ndërsa shtoi se me ndihmën e tij kanë arritur gjëra të cilat nuk do t’i arrinin kurrë. Peçi vuri theksin tek bashkëpunimi i gjatë ndër vite me Artan Lamen.

“Kemi bërë gjëra që pa ndihmën e Artan Lames nuk do t’i arrinim kurrë. Artan Lame dha një kontribut të shquar. Për një kohë të gjatë kemi bashkëpunuar me të ndjerin Artan Lame për publicistikën e tij. Unë si punonjës i vjetër i organeve të shtypit e vlerësoj pafund. Kemi patur bashkëpunime të gjata.“-tha Peçi.

Ndërsa publicisti Auron Tare gjatë fjalës së tij u shpreh se Artan Lamen nuk do ta kujtojnë vetëm të afërmit, miqtë e shokët, por i gjithë qyteti.

“Artan Lamen do ta kujtojmë jo vetëm ne si shokët e tij të ngushtë por edhe ky qytet.”-u shpreh Tare.

Tirana zbret në Ersekë, rruga qëndrore merr emrin

Tirana zbret në Ersekë, rruga qëndrore merr emrin

Tirana zbret në Ersekë, rruga qëndrore merr emrin

Auron Tare
Tirana zbret në Ersekë, rruga qëndrore merr emrin

Bajram Peçi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT