Teliti: Të mblidhet urgjentisht Kryesia e Këshillit Bashkiak! Shkarkimi i Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, është shprehur se Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht sot për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin. 

Komentet Teliti i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se Veliaj duhet të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit, për të shprehur qëndrimin e tij.  

Teksa theksoi se shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt, Teliti shtoi se çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale. 

Postimi i Telitit: 

Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit). 

Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale. 

Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjor 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT