Teknike apo politike? Rama flet për kabinetin e ri: Ministrat do të jenë…

Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, kryeministri Edi Rama rifilloi aktivitetin duke zhvilluar takime me ministra për përgatitjen e sezonit të ri qeveritar dhe Asamblesë Socialiste.
Në këtë të fundit bëhen publikë edhe emrat e qeverisë së re, të cilët sërish duket se do të mbeten ekskluzivitet i kryeministrit.
Sa u përket emrave, nuk zbuloi asnjë konkret, por do të jetë “qeveri e re” dhe përzierje e atyre me përvojë dhe e të rinjve. Për të është e rëndësishme që të reflektojë “vullnetin dhe aspiratat e 11 majit”. Qeveria e re do të ruajë baraspeshën mes grave e burrave.
》Blendi Fevziu: A e ke gati qeverinë? E ke në kokën tënde se unë s’po të pyes për emrat se me siguri s’do ma japësh?
》Edi Rama: Besoj që në datën 11.
》Blendi Fevziu: Do të ketë ndryshime të mëdha?
》Edi Rama: Shiko, një gjë është e sigurt që nuk pres të vijë njeri nga qielli. Njerëzit janë…
》Blendi Fevziu: Do të jetë qeveri politike apo teknike më shumë?
》Edi Rama: “Qeveri politike janë të gjitha për sa kohë është qeveria e një partie… Ne kemi një mandat unik në aspektin që jemi e para forcë politike që ka 12 vjet eksperiencë qeverisëse të pandërprerë. Ky është një aset shumë i madh për ta përdorur sepse eksperienca e 12 vjetëve është e jashtëzakonshme. Ka një libër të famshëm Malcolm Gladwell që thotë “kush nuk i ka bërë 10 mijë orë punë në atë që bën, nuk e bën dot punën mirë” dhe kemi njerëz me shumë eksperiencë, kemi njerëz të tjerë që kanë më pak eksperiencë, por që mund të sjellin më shumë, kështu që në fund të ditës…”