Sot temperaturat deri në 32 gradë Celsius.. Mot i kthjellët dhe me vranësira

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. 

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Temperaturat sot do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius.  Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10 m/s. 

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT