SKANDALI në arsim! Në konflikt interesi, zyrtarët publikë firmosin për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

e fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore. Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, pasi janë zyrtarët publikë që janë autorë teksti.
Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi në rolin e zëvendësministres, rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e letërsisë së klasës së 11. Apo edhe Rezarta Alla, zbatuesja e urdhrit në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të arsimit parauniversitar, është një nga hartueset e gjuhës shqipe të klasave të 12.
Pranvera Janku me përvojë 35-vjeçare si mësuese në sistemin arsimor publik, tashmë pjesë e Federatës së Arsimit, tregon se komisionet lëndore shpesh janë fiktive dhe presioni ndaj stafit pedagogjik është i madh.
“Jo kudo bëhet përzgjedhja e tekstit të duhur. Autorë që nuk e kanë merituar të jenë prezent në shkolla kanë fituar. Nuk e ka përzgjedhur tekstin vetë mësuesi, por ka ardhur me orientim nga lart. Mësuesit nuk janë shumë të kënaqur me përzgjedhjen që bëhet me ndikim si rezultat i pozicioneve që kanë. Vijnë zëra që e thonë, këtë kemi përzgjedhur se këtë na kanë thënë. Kështu i bëjnë dëm procesit mësimor. Procedura është kjo: ngrihet komisioni, vetë mësuesit që japin atë lëndë, por është me vota. Unë jam në bazë shoh se kush libër fiton, dhe kam parë shumë libra që nuk janë në nivelin e duhur”- tha Janku.
“Nuk është e drejtë, kjo lind korrupsionin në arsim. Megjithëse ekziston një ligj, por që të zbatohet ligji shoqëria duhet të jetë zgjuar. Mësuesit po ashtu. Ministria e arsimit duhet ti evidentojë këto raste dhe nuk ka pse të marrin ato libra që nuk ju pëlqejnë”-, shprehet Janku.
Ekspertët vlerësojnë se zgjidhja është konkurrenca në treg pa ushtruar presione në përzgjedhjen e teksteve, që të rritet cilësia e mësimdhënies./ Top ChanneL