Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, fuoristrada në pronësi të kryetarit të Njësisë Administrative (EMRI+FOTO)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga shpërthimi me eksploziv i një “Range Roveri” në Fushë-Krujë mbrëmjen e kësaj të hëne.
Sipas raportimeve, automjeti që u hodh në erë është në pronësi të kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci.
Në momentin e shpërthimit me eksploziv, makina me targë “KR 8778 A” ndodhej e parkuar pranë një restoranti.
Shpërthimi i fuqishëm fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz ndërsa ende nuk ka një autor të dyshuar apo motiv për ngjarjen.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.