Shpërthim i fortë në banesës së Xhelal Mziut në Kamzë pas mesnate, reagon policia

Nje shperthim me lende plasese ka ndodhur ne Kamze pak pas mesnate.

Policia tha e lenda ishte vendosur ne murin rrethuese te nje banese nderkohe qe ka vetem deme materiale.

Burimet pohuan banesa ku ndodhi shpërthimi i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT