Shkarkimi i Veliajt, Qeveria i shkruan KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministria është vendosur në lëvizje pas shkarkimit nga detyra e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeministria i ka dërguar një shkresë KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës.

Në letrën zyrtare të depozituar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, më 25 Shtator, për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate për postin.

Shkresa:

Lënda: Për njohje KOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

Tiranë

I nderuar,

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 25.9.2025 ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr.539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.

Kryeministri shkrese Erion Veliaj shkarkim KQZ

Back to top button
LAJMET E FUNDIT