Sherr mes dy të rinjve në Vlorë, njëri plagoset me kaçavidë

Dy të rinj kanë konfliktuar me njëri tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë.

Njëri prej tyre ka nxjerrë kaçavidën dhe e goditur tjetrin në dorë. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit. 

I plagosuri ndodhet në polici për të bërë kallëzimin penal ndaj autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT