Sa do të rriten pensionet nga 1 tetori? Vlera sipas ISSH që do përfitohet pas indeksimit

Të njëjtat sasi parash më shumë do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit. .. 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat. Kjo për shkak se edhe pagës e këtyre kategorive është gati e njëjtë me masën mesatare të pensionit urban dhe atij rural.
Nga indeksimi me 2.5 për qind përfitojnë edhe kategoritë e tjera përfituese siç janë pensionistët familjarë. Ata që jetojnë në qytet do të marrin 230 lekë. Nga 9 mijë e 161 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar urban bëhet 9 mijë e 391 lekë. Ndërsa nga 1 mijë e 771 lekë aktualisht, pensioni mesatar familjar rural bëhet 1 mijë e 815 lekë.
Në një vit ku inflacioni erdhi duke u zbehur, por çmimet mbetën lart, pensionistët shqiptarë vazhduan të ecin në një fije peri mes nevojave dhe realitetit të ashpër të tregut. Qeveria e argumenton vendimin për indeksimin e pensioneve me vetëm 2.5 për qind me ecurinë e inflacionit. Mirëpo edhe këtu llogaritë nuk përputhen. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga tetori 2024 deri në gusht 2025 , inflacioni mesatar te ushqimet dhe pijet rezulton në nivelin 2.76 për qind.
Në një vend ku ekonomia rritet, por përfitimet nuk shpërndahen njësoj, mosha e tretë endet ende në kërkim të dinjitetit që u takon. Nga 46 mijë e 400 lekë që i duhen një çifti pensionistësh për të kaluar muajin, këta të fundit kanë në dispozicion vetëm 32 mijë e 464 lekë. Diferencën që ju mungon prej gati 14 mijë lekësh këtyre të fundit duhet t’ua mbulojnë fëmijët ose të afërmit në emigrim.
The post Sa do të rriten pensionet nga 1 tetori? Vlera sipas ISSH që do përfitohet pas indeksimit first appeared on JavaNews.al.